”U LAGËM DHE NE…”/ Ronela Hajati poston fotot provokuese me bikini (FOTO) – AlpeGossip
”U LAGËM DHE NE…”/ Ronela Hajati poston fotot provokuese me bikini (FOTO)

”U LAGËM DHE NE…”/ Ronela Hajati poston fotot provokuese me bikini (FOTO)

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati këtë verë ka qenë shumë e angazhuar me projekte muzikore dhe me koncerte të vazhdueshme. Këngët e saj të fundit “Lage”, “Pa dashni”, “Çohu” janë pëlqyer shumë nga publiku dhe janë kthyer në hite.

Para disa ditësh këngëtarja dha shenjë që pushimet kishin filluar dhe për të. Ajo u shfaq e veshur me rrobabanje ku binin në sy linjat e saj perfekte trupore. “U lagëm dhe ne për këtë verë.”- shkroi Ronela.

Mirëpo vetëm ditën e sotme, Ronela postoi një foto të sajën në Instastory ku shkruan : “Qani ju o plazhe qe s’me pate nje dite.”

Pra, siç ka pohuar këngëtarja, kjo verë për të nuk paska pasur pushime dhe nga ikonat e të qarës, me të cilat ajo ka shoqëruar shkrimin, duket se është shumë e mërzitur për këtë fakt.