PËR HERË TË PARË NË PUBLIK/ Olta Boka fotografohet me të fejuarin e saj (FOTO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË NË PUBLIK/ Olta Boka fotografohet me të fejuarin e saj (FOTO)

PËR HERË TË PARË NË PUBLIK/ Olta Boka fotografohet me të fejuarin e saj (FOTO)

Ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, ndërkohë që në ambientin e miqve të saj tashmë kishte dalë lajmi se Olta Boka ishte e dashuruar.

olta-boka-i-dashuri

Lajmi që qarkullonte si thashethem, tashmë do të ishte i konfirmuar, kur paparazzi i “Panorama Plus”, para dy vitesh, e fotografoi këngëtaren në shoqërinë e të dashurit, një djalë i gjatë, simpatik, pak i mbushur.

-640-0-5c991a278a703

Aty mësuam se bëhej fjalë për djalin e ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj. Askush nuk mund të vinte bast sesi do të shkonte kjo lidhje, nëse do të ishte një eksperiencë kalimtare për dy të rinjtë apo diçka serioze.

-640-0-5a9da8ea08edb

Në fakt, doli që të rinjtë e paskan pasur seriozisht, pasi tashmë ata janë fejuar dhe siç e shihni edhe nga fotoja, Olta së bashku me të fejuarin po argëtohen në dasmën e Erik Lloshit.

auto_ol1557250594

Nuk ka nevojë më që paparazzi ynë të bëjë sakrifica për t’iu marrë foto me puthje dhe përqafime që jepen fshehtas. Iv Rrokaj dhe Olta Boka tashmë janë një çift i zyrtarizuar.