”JETOFSH PËRGJITHMONË…”/ Roza Lati i kushton të ëmës fjalët më prekëse për ”25” vjetorin e saj – AlpeGossip
”JETOFSH PËRGJITHMONË…”/ Roza Lati i kushton të ëmës fjalët më prekëse për ”25” vjetorin e saj

”JETOFSH PËRGJITHMONË…”/ Roza Lati i kushton të ëmës fjalët më prekëse për ”25” vjetorin e saj

Moderatorja Roza Lati është shumë e lidhur me mamanë e saj, aktoren e njohur të humorit, Rita Lati. Rita ka bërë sakrifica në rritjen e së bijës dhe e ka rritur atë e vetme pa praninë e një figure atërore.

Ditën e sotme, aktorja e humorit ka ditëlindjen dhe mbush 60 vjeç. Roza ka shpërndarë një foto të saj në Instagram ku i ka bërë një urim tejet të bukur me rastin e ditëlindjes. Rita shihet në sytë e Rozës si një divë jo më shumë se 25 vjeçare.

Përpos urimit dhe shprehjes së dashurisë, Roza i ka kërkuar gjithashtu falje mamasë së saj për të gjitha rastet kur i ka shkaktuar probleme. “Sot ka 25 vjetorin kjo Diva Rita Lati! Jetofsh pergjithmone qe t’me mbash edhe mua rrahjet e zemres gjalle. Te dua. Edhe me fal per ato 1001 rastet qe ti kam tensionuar une ty rrahjet e zemres tende.”- ka shkruar moderatorja.