PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Albi Nako sjell mbretërit botëror të kërcimit – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Albi Nako sjell mbretërit botëror të kërcimit

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Albi Nako sjell mbretërit botëror të kërcimit

Koreografi i njohur Albi Nako ka njoftuar se shumë shpejt do të startojë eventi më i shumëpritur për hapjen e Akademise së Kërcimit në vend.

Albi ka bërë të ditur se eventi do të nisë me datë 29 Tetor në ambientet e ‘Albi Nako Dance Academy’ dhe pjesëmarrës do të jenë dy persona shumë të rëndësishëm në botën e kërcimit, binjakët ‘Les Twin’ që kanë shoqëruar divën e famshme botërore Beyonce në performancat e saj, fituesit e kompeticionit të kërcimit më të madh në botë World of Dance me patentë të Jennifer Lopez.

Binjakët ‘Les Twin’, Larry dhe Laurent Bourgeois njihen kudo në botë si mbrëtërit e kërcimit Hip-Hop dhe pritet të dhurojnë një performancë madhështorë në Tiranë.