”I LOVE TROPOJA”/ Ermali emocionohet. Ndan skenën e xhirimit me të birin (FOTO) – AlpeGossip
”I LOVE TROPOJA”/ Ermali emocionohet. Ndan skenën e xhirimit me të birin (FOTO)

”I LOVE TROPOJA”/ Ermali emocionohet. Ndan skenën e xhirimit me të birin (FOTO)

Të gjithë tashmë e dimë se Ermal Mamaqi po punon për filmin e tij të dytë të quajtur ”I Love Tropoja”. Xhirimet u bënë pak kohë që kanë nisur dhe nga postimet që kemi parë, dimë se pjesë e filmit do të jenë shumë aktorë dhe artistë të njohur shqiptar. Disa që mund të përmendim janë Bujar Meraj, Marjana Kondi, Enca, Arjola Demiraj, Irgen Çela, Bruno Shllaku e shumë të tjerë.

Mirëpo, përveç artistëve që njohim, Ermali ka bërë pjesë të filmit një artist të vogël të ri i cili quhet Joel Mamaqi dhe është i biri i moderatorit.

Joeli i vogël duket se po ndan skenën e aktrimit me të atin dhe këtë gjë Ermali ka zgjedhur ta ndajë me ne,  me anë të një postimi në Instagram. Ai ka postuar një foto me të birin gjatë xhirimeve dhe është shprehur tepër i emocionuar që po punon me djalin e tij në këtë projekt.

/AlpeGossip.al