DONI TË DOBËSOHENI? Ja si funksionon dieta e preferuar e Lori Hoxhës – AlpeGossip
DONI TË DOBËSOHENI? Ja si funksionon dieta e preferuar e Lori Hoxhës

DONI TË DOBËSOHENI? Ja si funksionon dieta e preferuar e Lori Hoxhës

Në një sekuencë pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Lori Hoxha zbuloi se është 50 kg, ose më saktë 49.7. Nisur nga fakti që Lori ka një trup me gjatësi mesatare, pesha 50 kg duket se është e mesmja e artë.

Ndër të tjera, blogerja zbuloi se dieta që ka funksionuar për të është dieta Atkins. “Heq dorë nga karbohidratet dhe sheqeri totalisht dhe i zëvendëson me proteina dhe yndyrna. Pi shumë ujë,” shkruan ajo.

Dieta Atkins është një ndër dietat më të njohura në botë, nga e cila është frymëzuar më pas edhe Dr.Dukan për krijimin e dietës së tij Dukan. Ajo ka në përmbajtje përqindje të lartë proteinash si ato të mishit, djathit, vezës dhe përqindje të ulët të karbohidrateve.

Kim Kardashian humbi plot 32 kilogramë pas shtatzënisë së dytë dhe sekreti qe dieta Atkins, që nxit konsumimin e yndyrës së shëndetshme dhe fibrave.

Colette Heimowits, dietologia personale e Kim-it, dy vite më parë u shpreh:

“Sigurohuni që të keni proteinat e duhura (sepse proteinat ju mbajnë të ngopur dhe kontrollojnë urinë). Kur do të hani karbohidrate, zgjidhni ato me përmbajtje të lartë fibrash dhe sigurohuni që të përfshini edhe yndyrna të shëndetshme në vakt. Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, do të ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet dhe do të jeni të shëndetshëm. Kaq e thjeshtë”

Emra të tjerë të famshëm që kanë ndjekur dietën Atkins janë : Jennifer Aniston, Geri Halliwell dhe Robbie Williams.