THA SE KAPI MAT GRUAN/ Pasi ndjekësit e gjykuan, reagon Gjiko për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
THA SE KAPI MAT GRUAN/ Pasi ndjekësit e gjykuan, reagon Gjiko për herë të parë (FOTO)

THA SE KAPI MAT GRUAN/ Pasi ndjekësit e gjykuan, reagon Gjiko për herë të parë (FOTO)

Çifti i njohur i Showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko, prej disa ditësh kanë nisur pushimet në Turqi, së bashku me djalin e tyre. Zërin. Ato kanë ndarë vazhdimisht me ndjekësit e tyre foto nga këto pushime.

Para dy ditësh, Elita postoi në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shfaqet duke puthur një delfin. Komenti i Gjikos tërhoqi shumë vëmendje pasi reperi shkruante se e kapi mat bashkëshorten dhe pyeste hoxhën Shefqet Krasniqi se çfarë të bënte.

Ndonëse komenti ishte në formë shakaje, Gjiko është vënë përballë kritikave të shumta. Ndjekësit e çiftit janë nxehur sepse sipas tyre, reperi ka treguar mungesë respekti ndaj hoxhës me pyetjen e bërë.I vënë përballë kritikave të tilla, Gjiko ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke treguar se ai nuk pasur qëllim që të fyejë askënd personalisht apo moralisht.

“Sa i përket këtij komenti, dua të bëj një sqarim të shkurtër për ata që s’kanë sens humori. Unë personalisht e çmoj shumë dhe kam respekt shumë të madh për dr. Shefqet Krasniqi që nuk ma hiqni dot juve që po shani e po ofendoni nëpër komente. Veç dijeni se më shumë po hyni në gjynah se unë me një koment që s’kam ofenduar askënd personalisht dhe moralisht. Po Zoti është i madh dhe thonë që siç ke zemrën ashtu ta jep. Faleminderit për mirëkuptimin. Respekte!”, ka shkruar reperi.