PËR GJUETI NË PYLL/ E ngatërron me derrin, djali qëllon për vdekje babain – AlpeGossip
PËR GJUETI NË PYLL/ E ngatërron me derrin, djali qëllon për vdekje babain

PËR GJUETI NË PYLL/ E ngatërron me derrin, djali qëllon për vdekje babain

Një djalë ka qëlluar për vdekjen babain e tij ndërsa po gjuanin derra në Itali.

Ata po ecnin në një pyll me shkurre pranë qytetit Postiglione në provincën jugore të Salernos të dielën kur ndodhi vrasja.

34-vjeçari hapi zjarr kur pa një hije dhe gjethet duke lëvizur, duke qëlluar babanë e tij në bark.

Menjëherë shkoi në ndihmë të tij, kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe u përpoq ta mbante gjallë të atin, raporton BBC.

Por mjekët nuk mund të bënin dot asgjë për të shpëtuar 55-vjeçarin Martino Gaudioso.

Baba e bir po gjuanin në një zonë të parkut kombëtar, ku gjuetia është e ndaluar, raportuan mediat lokale.

Policia konfiskoi armët e tyre të gjuetisë.