RRUFEJA GODET SHTËPINË E REZARTA SHKURTËS/ Këngëtarja: Kjo situatë me dëme të… (FOTO) – AlpeGossip
RRUFEJA GODET SHTËPINË E REZARTA SHKURTËS/ Këngëtarja: Kjo situatë me dëme të… (FOTO)

RRUFEJA GODET SHTËPINË E REZARTA SHKURTËS/ Këngëtarja: Kjo situatë me dëme të… (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, qyteti i Tiranës u përfshi nga rrebesh, përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona, duke bërë qytetarët të kalojnë një natë aspak të lehtë.

E vështirë ka qenë dhe për Rezarta Shkurtën, e cila bashkë me familjen kanë kaluar momente të vështira pasi shtëpia e saj është goditur nga rrufeja.

Në një postim në Instastory, këngëtarja ka treguar se në shtëpinë e saj kishte rënë flaka për shkak të rrufesë, mirëpo zjarrfikësja dhe policia kishin arritur t’i ndihmonin në kohë.

“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu. Dua të falënderoj nga zemra policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pakonsiderushme.”- shkruan Rezarta krahas fotos së dy shuajtëseve të zjarrit.