“PREJ SOT E TUTJE DO JETOJ…”/ 1 muaj pas largimit nga “On Records”, Fero lë përgjithmonë Shqipërinë (FOTO) – AlpeGossip
“PREJ SOT E TUTJE DO JETOJ…”/ 1 muaj pas largimit nga “On Records”, Fero lë përgjithmonë Shqipërinë (FOTO)

“PREJ SOT E TUTJE DO JETOJ…”/ 1 muaj pas largimit nga “On Records”, Fero lë përgjithmonë Shqipërinë (FOTO)

Reperi i njohur Fero ka qenë shumë i komentuar në media këto ditë përsa i përket ecurisë së karrierës së tij. Fillimisht kontrata e tij me labelin ‘On Records’ që e bëri të suksesshëm përfundoi dhe si rrjedhojë ai u largua.

Më pas reperi anulloi të gjitha koncertet e muajve të ardhshëm dhe premtoi një rikthim legjendar. Ndërsa vetëm së fundmi ai ka bërë lëvizjen e rradhës. Fero është shpërngulur në Berlin dhe tani e tutje do të jetojë dhe do të zhvillojë gjithë veprimtarinë muzikore aty.

Ai e dha lajmin ndërmjet një postimi të bërë në Instagram, ku dhe lajmëroi se ka lidhur kontratë me Avni Halimin. “Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin , sot nënshkruajta kontratë  me Avni Halimin dhe prej sot e tutje ekipi jonë thirret TeamFERO”,-ka shkruar reperi.