”SI DHI MAJË SHKËMBIT”/ Rozana Radi ”i nxjerr bojën” fanses publikisht: Vazhdojmë me rubrikën… (FOTO) – AlpeGossip
”SI DHI MAJË SHKËMBIT”/ Rozana Radi ”i nxjerr bojën” fanses publikisht: Vazhdojmë me rubrikën… (FOTO)

”SI DHI MAJË SHKËMBIT”/ Rozana Radi ”i nxjerr bojën” fanses publikisht: Vazhdojmë me rubrikën… (FOTO)

Rozana Radi është ndër artistet e njohura të publikut shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe përveç fotove e videove që shpërndan me ndjekësit e saj, ajo po ashtu publikon mesazhe të cilat iu përkasin temave të ndryshme.

Së fundmi Rozana ka postuar një video në profilin e saj të Instagramit dhe ka vendosur të bëjë publikë personat që e kanë ofenduar në komente. Ajo ka shpërndarë një postim në Instastory ku shkruan: “Ja një foto e shkëputur nga videoja që postova mbrëmë. Po e postoj këtë foto për të kuptuar qartë se kush na shan nëpër komente.”

Më pas Rozanës i ka rënë në sy komenti i një fanseje e cila i shkruan: “Si dhit kur krekosen në majë të shkëmbave”. Komentin e saj Rozana e ka ndarë publikisht me të gjithë ndjekësit e saj të Instagramit dhe ka shkruar: “Kjo ‘zonjë grua’ mirë që futet ‘pa rradhë’ por këtu ne mësojmë dhe diçka të re prej saj. Që e paskemi ditur gabim shqipen. Nuk i thonë ‘në majë të shkëmbit’ por i thonë ‘në majë të shkëmbave’.”

Këngëtarja nuk e ka lënë me kaq pasi më pas ka vijuar me postime të tjera. Në një prej tyre ajo ka postuar foton e saj, krah fotos së fanses dhe shkruan: ‘Unë si gjithmonë vazhdoj të jem një ‘dhi’ fushe, ja dhe fansja sipër një “shkëmbëvi”.

Në një tjetër postim, Rozana ka treguar se fansja në fjalë që sot e shan, dikur e ka komplimentuar. Ajo ka postuar mesazhet që ndjekësja dikur i ka shkruar dhe thotë: ‘Ndërkohë kjo na paskërka “fansuar’ dikur.

Pas gjithë këtyre postimeve, fansja i ka replikuar duke i thënë se ajo ndodhet në Londër dhe jo majë shkëmbit.