Nuk ka gjë më të bukur se kur nënat integrojnë vogëlushët e tyre në punët e shtëpisë. Padiskutim është një pamje e këndshme të shohësh se si një vajzë e vogël që sapo ka mësuar të flasë të mësojë prej mamit dhe pse jo të përgatisë me doçkat e saj ushqimin e drekës.
Ka disa personazhe që i mbajnë të vegjlit e tyre pranë kur gatuajnë në kuzhinë, në mënyrë që ata të bëhen kuriozë, të tërhiqen.
Jo vetëm sepse kështu vetë prindërit kalojnë kohë me fëmijën, por vogëlushët sa herë që bëjnë gjëra të rriturish ndihen shumë të vlerësuar.
Emina Çunmulaj është një ndër personazhet që i pëlqen të kalojë shumë kohë me të bijën në kuzhinë. Ato shpesh vënë përparëset matchy-matchy dhe ja nisin gatimeve të ndryshme.


















