Rina Balaj, reperja e cila sjell gjithnjë hite në tregun muzikor shqiptar e që njihet për stilin e saj të veçantë në pamje, i ka lënë fansat gjithnjë kuriozë mbi jetën e saj private.
Rina nuk është kapur kurrë mat dhe as ajo vetë nuk ka deklaruar ndonjë lidhje edhe pse thashethemet kanë qenë të shumta.
Mirëpo sot reperja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve dhe më në fund ka dhënë një përgjigje.
E pyetur nëse është në një lidhje, Rina është përgjigjur se aktualisht është beqare.