STRESI THA SE PO LUFTONTE PËR LIDHJEN/ Keisi reagon publikisht për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
STRESI THA SE PO LUFTONTE PËR LIDHJEN/ Keisi reagon publikisht për herë të parë (FOTO)

STRESI THA SE PO LUFTONTE PËR LIDHJEN/ Keisi reagon publikisht për herë të parë (FOTO)

I ftuar dy ditë më parë në emisionin “Ftesë në pesë”, Stresi deklaroi publikisht se po lufton për ta rikthyer Keisin, nga e cila u nda tre muaj më parë. Çifti madje kishin edhe plane për martesë dhe Stresi u shpreh se dasma do shtyhet.

“Dasma u priste, mbase do shtyhet, mbase do bëhet herë tjetër, mbase…”, tha Stresi. “Babi ma lë fajin mua, edhe mami por më mbron. Ne ia kemi lënë në dorë kohës. Ata e kanë dashur gjithmonë Keisin. Janë gjëra që do të rregullohen”, u shpreh reperi.

Në fund reperi tha se misioni i momentit është të luftojë për të mos e humbur dashurinë e jetës së tij. “Ta humbësh dikë është e lehtë, tani po luftoj”, tha Stresi.

Pas kësaj deklarate Keisi ka reaguar duke postuar një foto nga pushimet me një shprehje që i thotë të gjitha e që duket si përgjigje e prerë nga Stresit.

“Kur pusi thahet, ne kuptojmë vlerën e ujit”, shkruan Kejsi.