PASI U ZUNË/ Vëllezërit Prifti dhe Aurela performojnë sërisht bashkë – AlpeGossip
PASI U ZUNË/ Vëllezërit Prifti dhe Aurela performojnë sërisht bashkë

PASI U ZUNË/ Vëllezërit Prifti dhe Aurela performojnë sërisht bashkë

Pak kohë më parë bëri bujë lajmi mbi krisjen mes vëllezërve Prifti dhe Aurela Gaçes. Ka qenë Stefi që përmes një emisioni televiziv ka thënë se ka dëgjuar një bisedë të Aurelës me një ortak tjetër të tyrin, arsyeja pse ata u zunë.

Por mesa duket gjërat mes tyre janë sqaruar njëherë e mirë, dhe tashmë gëzojnë një marrëdhënie të shëndoshë. Ka qenë pikërisht Stefi ai i cili ka hedhur një foto në instagram, duke lajmëruar koncertin e rradhës ku janë të tre të ftuar.

“Kaubojsat dhe zonja,”-ka shkruar ai krahas fotos, ku së bashku duken të buzëqeshur dhe pa hatërmbetje. Së bashku ata do të performojnë në një nga clubet e kyeqytetit, ku me siguri do ndezin skenën edhe njëherë. Ribashkimi i tyre ka gëzuar edhe fansat, të cilët nuk nguruan t’i komplimentonin.