NË MES TË EMISIONIT/ Mariza Ikonomi i bën thirrje Capital T për këtë arsye – AlpeGossip
NË MES TË EMISIONIT/ Mariza Ikonomi i bën thirrje Capital T për këtë arsye

NË MES TË EMISIONIT/ Mariza Ikonomi i bën thirrje Capital T për këtë arsye

Mariza Ikonomi ka kohë që i mungon tregut muzikor. Artistja e dashur për publikun ka bërë një periudhë heshtjeje, por me siguri që është duke përgatitur këngë të reja në vijim.

Mariza mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në ‘Shiko kush luan’, me moderatoren Luana Vjollca. Ndër të tjera Mariza ka treguar se repertorit të saj i mungon një bashkëpunim i fortë muzikor. Dhe po ashtu bukuroshja ka shprehur dëshirën për një duet me një nga emrat më të dashur të publikut. E kemi fjalën për Capital T.

Mariza është shprehur se i mungon një duet me reperin e njohur, dhe kjo fjalë e saj me siguri që do dëgjohet nga Capital T. Ndoshta do të presim një hit mes këtyre dy emrave mjaft të dëgjuar të skenës. Kujtojmë këtu që Mariza ka qenë e pranishme edhe në koncertin madhështor të reperit, gjë e cila e ka bërë artisten të mendojë një bashkëpunim të tillë.