”MALLKIMI” MBAROI/ Pas puntatës së parë, ”Klanifornia” duket se po tregon ”muskujt” – AlpeGossip
”MALLKIMI” MBAROI/ Pas puntatës së parë, ”Klanifornia” duket se po tregon ”muskujt”

”MALLKIMI” MBAROI/ Pas puntatës së parë, ”Klanifornia” duket se po tregon ”muskujt”

Javën e kaluar nisi për herë të parë në TV Klan emisioni i humorit ”Klanifornia”. I drejtuar nga Marina Vjollca dhe me pjesëmarrjen e disa nga aktorëve më të mirë të humorit, në puntatën e parë, ”Klanifornia” nuk mori suksesin që pritej të merrte.

Episodi i parë ishte i mbushur me kritika nga ana e ndjekësve të cilët nuk ishin të kënaqur nga prezantimi i Marinës por dhe nga humori i përdorur. Sipas fansave gjithçka u duk si një kopje e shëmtuar e Portokallisë e madje disa u shprehën se ky format ishte një dështim total.

Sot, një ditë pas episodit të dytë të ”Klanifornia” duket se gjërat janë më poztivie. Në fotot e aktorëve gjejmë komente pozitive të cilët shprehen se kjo puntatë ishte më e mirë se e para.

Mesa duket gjërat po shkojnë më mirë dhe dështimi i puntatës së parë ishte ”syri i keq”. /AlpeGossip.al