HAPI KOMENTET PËR 24 ORË/ Renato Mekollit ç’nuk i thonë ndjekësit – AlpeGossip
HAPI KOMENTET PËR 24 ORË/ Renato Mekollit ç’nuk i thonë ndjekësit

HAPI KOMENTET PËR 24 ORË/ Renato Mekollit ç’nuk i thonë ndjekësit

Renato Mekolli sapo ka startuar sezonin e ri të ‘Hell’s Kitchen’, nga ku kuzhinierë të ndryshëm përballen me njëri tjetrin për të dalë një fitimtar. Ndërkohë shef Renato njihet për karakterin e tij të ashpër me konkurentet.

Kritikat dhe të bërtiturat e tij në kuzhinë tashmë kanë fituar popullaritet kudo, duke u komentuar gjatë në media dhe në rrjetet sociale. Aq sa Renato i mbyll komentet në instagram, për të mos dëgjuar kritika.

Ndërsa ditën e sotme ai i ka hapur komentet. Në postim shef Renato ka shkruar: “Komentoni çfarë të doni, i keni hapur për 24 orë se të premten do shokoheni dhe më duhet t’i mbyll përsëri komentet”,-ka përfunduar Renato, ndërkohë që komentet nuk ishin aspak të mira. Shumë ndjekës i janë vënë kundra për faktin se ai sillet shumë keq me konkurentët.