TANI E KA NUSE DJALI/ Por ja çfarë mendonte në fillim vjehrra për Floriana Garon (VIDEO) – AlpeGossip
TANI E KA NUSE DJALI/ Por ja çfarë mendonte në fillim vjehrra për Floriana Garon (VIDEO)

TANI E KA NUSE DJALI/ Por ja çfarë mendonte në fillim vjehrra për Floriana Garon (VIDEO)

Këtë pasdite e ftuar në emisionin e Rudinës ishte Lumturi Ratkoceri, politikania dhe vjehrra e moderatores së njohur Floriana Garo. Ajo foli për angazhimet e saj politike në Gjenevë e mes të tjerash dhe për marrëdhënien që ajo dhe Floriana kanë ndërtuar së bashku. Po ashtu ajo ka treguar se ç’ka menduar për moderatoren në takimin e tyre të parë.

Lumturia është shprehur se për të, Floriana është tamam si një vajzë. Vajza që ka mundur të ketë pas dy djemve dhe nuk i pëlqen t’i drejtohet si ‘vjehrrë’. Përsa i përket takimit të parë me nusen e djalit, fillimisht Floriana i ka lënë shumë mbresa me paraqitjen dhe e ka konsideruar si një femër shumë të bukur.

Më pas duke biseduar, ajo është munduar t’i gjejë një të keqe, diçka që nuk shkon por se ka gjetur askund, pasi Floriana i ka krijuar përshtypjen e partneres ideale për të birin. “Shkoj ta takoj. Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. Po fliste dhe i thashë më fal po nga e morët numrin? Po s`të tha Enisi?, më tha Floriana. Unë mendoja se ishte gazetare që më donte për intervistë se kishte shumë që më merrnin në telefon gjatë asaj kohe. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda”, ka treguar Lumturia.

Marrëdhënien e tyre shumë të mirë, e ka zbuluar dhe Floriana. Ajo e ka suprizuar Lumturien në studio me një video, ku i ka dedikuar fjalë shumë të bukura, duke i thënë se sa gjyshe e mirë është dhe se sa shumë ndihmon në marrëdhënien e saj me Enisin.