Edhe pse vitet kalojnë dhe bashkë me to, shijet muzikore dhe stilet e të kënduarit, diçka mbetet e njejtë, dashuria për hitet e vjetra të kënduara nga artistët më të mirënjohur e të talentuar shqiptarë. Vitet e fundit, artistët dhe këngëtarët e rinj janë përpjekur gjatë gjithë kohës ti rikthejnë këto hite të vjetra duke i sjellë pranë nesh në një mënyrë më të re dhe bashkëkohore por sigurisht, pa ia larguar elementet unike që i karakterizojnë.
Të fundit që e bënë këtë gjë ishin Bruno dhe Cricket të cilët risollën dhe një herë në vëmendjen tonë dy këngë të mbushura me emocione dhe kujtime. Bruno risolli këngën e Fatjeta Barbullishit ”Pash dy syt në ballë” të cilën e titulloi ”Pash dy sytë”, ndërsa Cricket risolli këngën e ndjerë të shkruajtur nga Dr Flori e të kënduar nga West Side Family, ”Mesazhi”. Të dyja këngët u pritën tepër mirë nga publiku dhe komentet pozitive ishin të shumta.
Më poshtë ne do t’ju sjellim në kujtesë disa nga hitet e vjetra të risjella nga artistët e rinj të përshtatura në stilin kontemporan. /AlpeGossip.al
Fifi- Zogo
Cricket- Kthema Kohën
Bruno- Pash dy sytë
Cricket & Numen- Mesazh
Era Istrefi- E dehun
Mixey & Capital T- Hatixhe
Mc Kresha- Era
Lumi B & Dhurata Dora- Simpatia
Eni & Genci- Shi bie në Tiranë
Trimi- Lule Blini
Nrg Band- Ani Mori Nuse
Dafina Zeqiri & Lumi B- Lule Lule
Ermal Fejzullahu & Ledri Vula- Fshatarja Ime