NUK E PRISTE ASKUSH/ Mbretëresha bën të papriturën dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PRISTE ASKUSH/ Mbretëresha bën të papriturën dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë (FOTO)

NUK E PRISTE ASKUSH/ Mbretëresha bën të papriturën dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë (FOTO)

Të shohësh liderin e një shteti, qoftë edhe një që është sa për emër, të heqë dorë nga përgjegjësitë dhe traditat është traumatike. Papritur, lart është poshtë, majtas është djathtas etj. Balanca delikate e botës zhbëhet. E ardhmja është e pasigurt. Frika ndihet në ajër.

Dhe po, siç mund ta keni vënë re nga puhiza e akullt që pushtoi qytetin dhe nga ankthi në sytë e të panjohurve që ecin nxitimthi nëpër rrugë, është bërë e pabëra: Mbretëresha e Anglisë pozoi me duar në xhepa.

Sipas The Daily Mail, një portret pa datë i Mbretëreshës Elizabeth, i cili u botua sot në Hello! dhe që mund ta shihni në poshtë, në keni zemër, ka shokuar fansat mbretërorë.

Mbretëresha paraqitet në një fustan ngjyrë kremi Chanel-esque, me duar të futura në xhepa dhe me një buzëqeshje solare në fytyrë. E frikshme. Fotoja është marrë nga libri “The Other Side of the Coin: The Queen,” nga Angela Kelly, mikeshë dhe rrobaqepëse prej vitesh e mbretëreshës.

Kelly shkruan se prej shumë kohësh, mbretëresha dëshironte të pozonte në mënyrë “informale” për një foto,” por ishte dekurajuar nga Nëna Mbretëreshë dhe stafi, të cilët besonin se një foto e tillë “do të rrëzonte mbretërinë.”

Kur bëri të mundur realizimin e fotos së mbretëreshës me duar në xhepa, Kelly shkruan se “iu duk sikur po bënte realitet ëndrrën e mbretëreshës.”

Mbretëresha e pa Kelly-n me adhurim kur e pyeti në ishte e vetëdijshme për pasojat e kësaj fotoje (shokim i opinionit publik, shpërbërje e gjithë sistemeve politike). Mbretëresha qeshi dhe tha se e dinte shumë mirë çfarë po bënte dhe futi duart në xhepa. Aty mori fund gjithçka.

A është absurd fakti që mbretëresha dëshiron kaq shumë të fusë duart në xhepa e të mos mundet? Po. A do të rrëzojë monarkinë kjo foto? Do e marrim vesh. Për momentin, bota s’ka marrë ende veten nga shkelja e fundit e protokollit: Princ Harry që mbyll vetë derën e makinës.