GJITHMONË MODESTE/ Xhemi Shehu na habit me çmimin e kësaj veshje (FOTO) – AlpeGossip
GJITHMONË MODESTE/ Xhemi Shehu na habit me çmimin e kësaj veshje (FOTO)

GJITHMONË MODESTE/ Xhemi Shehu na habit me çmimin e kësaj veshje (FOTO)

Xhemi Shehu, është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është shumë aktive në Instagram ku shpesh poston foto nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ditën e djeshme, Xhemi ishte e ftuar në festën që Arbana, mikesha e saj kishte organizuar me rastin e publikimit të librit të saj të ri. Moderatorja bukuroshe kishte postuar një foto teksa dukej shumë e ëmbël e veshur me të bardha.

Xhemi kishte veshur një pulovër të bardhë, të kombinuar me një palë pantallona të bardha dhe çizme të shkurtra pellushi.

Nga disa kërkime të thjeshta, pulovra e bardhë që moderatorja ka veshur i përket firmës ”Pinko” dhe kushton 195€.

Xhemi rallë, madje pothuajse asnjëherë nuk është komentuar për çmimet e veshjeve të saj por mesa duket pavarësisht se vishet thjeshtë, nuk i kushton shumë rëndësi çmimit nëse diçka i pëlqen, edhe pse mund të bëhet fjalë vetëm për një pulovër. /AlpeGossip.al