U KAP MAT ME MODELEN/ Robert Berisha tregon të vërtetën e fotove nga resorti në Turqi – AlpeGossip
U KAP MAT ME MODELEN/ Robert Berisha tregon të vërtetën e fotove nga resorti në Turqi

U KAP MAT ME MODELEN/ Robert Berisha tregon të vërtetën e fotove nga resorti në Turqi

Pak kohë pas ndarjes nga Nora, Roberti u fotografua në një resort në Turqi në krah të një modeleje, identiteti i të cilës u mësua shpejt. Ajo quhet Xhesika Kadiu dhe jeton në SHBA ku punon edhe si modele.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Roberti tregoi se takimi me Xhesikën ka qenë vetëm një rastësi. Këngëtari ishte i shoqëruar edhe nga Big Mama, Rina Balaj e disa artistë të tjerë në Turqi.

“Ne udhëtuam të gjithë bashkë nga Prishtina, bashkë me atë vajzën. Ajo është modele, jeton në Amerikë. Ne e lamë të gjithë të takoheshim tek kafja, por askush nuk doli. Ishin të lodhur dhe ja futën gjumit. Derisa erdhi dikush tjetër, ato 10 minuta ishin vetëm unë dhe ajo. Po të doja, do kisha ikur diku tjetër dhe jo në Turqi. Do ikja në mal e jo në det ku ka shumë shqiptarë dhe bëjnë foto”, u shpreh Roberti.