Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur shpesh për një lidhje. Mirëpo gjithmonë kanë preferuar të mos japin shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre duke mos e sqaruar asnjëherë siç duhet.
Zerka, i ftuar në ‘Shiko kush luan’ dy puntata më parë, bëri dy deklarata që kundërshtonin njëra-tjetrën. Në të parën ai u shpreh se Ronela është shpirti i tij binjak, e në tjetrën se e ka thjesht kolege. Megjithatë, marrëdhënia e tyre është sqaruar më në fund këtë të shtunë, pasi Ronela e ftuar në “Shiko kush luan” i ka thënë të gjitha.
Gjatë lojës ‘Ndaje ose haje’, këngëtarja u pyet se çfarë është Zerka për të dhe ajo pa u menduar aspak u përgjigj ‘Shpirt binjak’ duke mos lënë më vend për dyshime.