NUK E PRISNIM/ Habit Arbana Osmani: Nuk kam miq – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Habit Arbana Osmani: Nuk kam miq

NUK E PRISNIM/ Habit Arbana Osmani: Nuk kam miq

Moderatoret e njohura dhe shumë të dashura për publikun, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, njihen dhe për miqësinë e ngushtë që kanë prej vitesh me njëra-tjetrën. Dyshja kalojnë një pjesë të mirë të kohës së bashku dhe publikojnë vazhdimsht foto pranë njëra-tjetrës.

Së fundmi, Arbana, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, iu ka dhënë mundësinë ndjekësve  të saj ta pyesin për ç’të duan me anë të një postimi të bërë në Instastory. Fansat, duke e ditur për lidhjen e saj të ngushtë me Xhemin, nuk kanë hezituar aspak ta pyesin rreth saj.

‘A është Xhemi xheloze për miqtë e tu?’, ka shkruar një prej tyre e moderatorja është përgjigjur duke thënë se nuk ka miq të tjerë. Ndërkohë postimin e saj, e ka shpërndarë dhe Xhemi në Instastory dhe ka shkruar: ‘Ke kët’, duke iu referuar emojit të një gjirafe që ka vendosur krahas fotos.