Më 11 gusht të 2018-ës çifti i njohur Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Como të Italisë.
Dasëm madhështore u bë kryefjala e atij muaji duke pritur qindra të ftuar, familjarë, miq e kolegë të çiftit.
Celebrimi në breg të liqenit ishte magjia e vërtetë e asaj dite pasi dukej si një fragmet i shkëputur nga një përrallë. E kjo bukuri sigurisht që nuk mund të shpëtonte nga syri i revistave të njohura që merren kryesisht me dekorin e dasmave dhe veshjet e nuseve.
Ishte revista e njohur amerikane “Brides” ajo që ka postuar momentin nga ceremonia e dasmës së Sarës dhe Ledionit në faqen e tyre zyrtare në Instagram.
“Një moment përrallash” shkruan revista e njohur që numëron më shumë se 1 milionë ndjekës në Instagram.
Dhe Sara nga ana tjetër e ka ripostuar postimin e tyre në instastory duke mos shkruar asgjë përbri pasi fjalët janë të tepërta nga ajo që shihet në foto. Thjesht e magjishme!/News31.al