Moderatorja Alketa Vejsiu ishte e ftuar pasditen e djeshme në Rai 1 për të folur mbi situatën e shkaktuar nga tërmeti që mori jetë njerëzish e la qindra të plagsur. Alketa u përlot duke përmendur viktimat si Dienën me vajzën e saj 8 vjece, rastin e Kristianit që sapo kishte dalë nga burgu.
“Ky është një moment për reflektim, njerëzit rendin pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopik para fatit prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa me lot në sy.
Në fund të intervistës, e pyetur nga moderatorja italiane Lorella Cucarini, Alketa foli edhe për Festivalin e RTSH-së.