“TË BËJMË SA KEMI MUNDËSI”/ Ronela Hajati thirrje për ndihmë për familjet në nevojë – AlpeGossip
“TË BËJMË SA KEMI MUNDËSI”/ Ronela Hajati thirrje për ndihmë për familjet në nevojë

“TË BËJMË SA KEMI MUNDËSI”/ Ronela Hajati thirrje për ndihmë për familjet në nevojë

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka qenë një nga figurat e njohura të shoëbizit shqiptar që ka ndejtur afër njerëzve të prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë.

Ajo nuk e ka anuluar koncertin që ka në Gjermani por njofton që të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Ronela shpesh herë ka bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale që të gjithë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

“Nesër një pjesë e parave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti plus të ardhurat e mia personale do siguroj që të shkojnë në duar të sigurta. Të bëjmë sa kemi mundësi”, ka shkruar Hajati bashkangjitur fotos së fundit në rrjetet sociale.