”KASETAT E HUMBURA”/ Është shpallur dy herë kampion, Noizy kujton kohën kur ishte boksier rrugësh – AlpeGossip
”KASETAT E HUMBURA”/ Është shpallur dy herë kampion, Noizy kujton kohën kur ishte boksier rrugësh

”KASETAT E HUMBURA”/ Është shpallur dy herë kampion, Noizy kujton kohën kur ishte boksier rrugësh

Noizy sot është një ndër reperët më të suksesshëm të showbizit shqiptar, këngët e së cilit kthehen në hite të menjëhershme. Mirëpo ai njihet dhe për të kaluarën e tij si boksier rrugësh.

Ai zhvillonte ndeshje të shumta me kundërshtarë të ndryshëm, me të cilët vendoste dhe baste. Madje Noizy në intervista ka treguar se është shpallur dy herë kampion në Angli, ku ka jetuar me vite.

Së fundmi reperi ka publikuar në Instastory disa kujtime nga e kaluara e lartpërmendur. Këto kujtime i përkasin vitit 2005, ku Noizy, një djalë tepër i ri, po ndeshet me një djalë tjetër. “Kasetat e humbura 2005”, ka shkruar ai.