E PAPRITUR/ Akuzohen për afera korruptive, FIFA padit Blaterin dhe Platininë – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Akuzohen për afera korruptive, FIFA padit Blaterin dhe Platininë

E PAPRITUR/ Akuzohen për afera korruptive, FIFA padit Blaterin dhe Platininë

FIFA ka paditur dy ish-krerët e lartë të futbollit Sep Blater dhe Mishel Platininë. Qeveria e futbollit botëror akuzon ish-presidentin e FIFA-s Blater dhe ish-drejtuesin e UEFA-s Platininë për fshehjen e rreth 2 milionë € pagesë që zvicerani i ka bërë ish-yllit të Juventusit dhe Francës.

FIFA i kërkon Gjykatës Zvicerane që të dy drejtuesit të deklarojnë me fakte këtë shifër.

Në vitin 2016, institucioni më i lartë i futbollit përjashtoi për 6 vite Blaterin dhe Platininë pasi dyshohen se kanë kryer afera korruptive. Ish-kampioni i Europës pretendon se këto para janë paguar nga Blater për shërbimet që ish-presidenti i UEFA-s i ka bërë në vitet 1998-2002 kundrejt FIFA-s.