“FILLOVA TË QAJA NUK I TREGOVA ASKUJT”/ Fatma rrëfen momentin kur mësoi që ishte shtatzënë – AlpeGossip
“FILLOVA TË QAJA NUK I TREGOVA ASKUJT”/ Fatma rrëfen momentin kur mësoi që ishte shtatzënë

“FILLOVA TË QAJA NUK I TREGOVA ASKUJT”/ Fatma rrëfen momentin kur mësoi që ishte shtatzënë

Moderatorja shumë e pëlqyer nga publiku, Fatma Methasani është në pritje të ëmbël e së shpejti ajo dhe Alfio do bëhen prindër të një djali. Në një intervistë për revistën “Bordo”, Fatma ka treguar momentin kur mësoi se ishte shtatzënë dhe se si ia tha Alfios lajmin e ëmbël.

“Sigurisht që nuk e besova! Ishte diçka e papritur për të dy, por e dëshiruar nga të dy. Në letrat e bukura të dashurisë që më shkruan, Alfio shprehte gjithmonë dëshirën për një bebush. Unë fillova të qaja, isha vetëm, nuk e ndava me askënd sepse doja të sigurohesha. Isha shumë e lumtur, por edhe e shokuar në të njëjtën kohë”, tregoi Fatma.

E pyetur si ia tregoi Alfios, Fatma u përgjigj: “Në mënyrën time, aspak normale. E solla me shpejtësi të frikshme në shtëpi duke e gënjyer që isha sëmurë. Në shtëpi nuk gjeti Fatmën e sëmurë, por një kuti të vogël me lajmin e madh brenda dhe një palë këpucë bebesh. Nuk  do ta harroj kurrë fytyrën e Alfios dhe sytë gjithë lot. Unë aty kuptova sa më lumturon lumturia e Alfios”.

Foto: Bordo.al

Ndërsa Alfio është shprehur: “Familja është e shenjtë për mua, jam rritur në një familje me shumë dashuri dhe dua të ndërtoj dhe vetë një të tillë. Për shembull një motër dua t’ia bëj direkt çunit”.