”JA LASHË VET VENDIN”/ E ngacmojnë për Albi Nakon dhe Alba Hoxhën, Klaudia Pepa hedh kunja për të dy – AlpeGossip
”JA LASHË VET VENDIN”/ E ngacmojnë për Albi Nakon dhe Alba Hoxhën, Klaudia Pepa hedh kunja për të dy

”JA LASHË VET VENDIN”/ E ngacmojnë për Albi Nakon dhe Alba Hoxhën, Klaudia Pepa hedh kunja për të dy

Në një foto të Arilena Arës realizuar pas fitores së “Këngës Magjike” uruan plot njerëz të famshëm. Një prej tyre ishte dhe Klaudia Pepa. Bukur deri këtu. Gjithçka shkoi keq kur një ndjekëse i tha balerinës “Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvanës.”

Klaudia u përgjigj pa përtuar: “Kam konkurrentë italianë tani, Albës ia lashë vetë vendin.”

Komentuesja: “I le vendin apo Albin?”

Klaudia: “Të dy bashkë.”

Pra, në dy fjali, Klaudia jo vetëm tha se është më e suksesshme se Alba, por edhe se i hapi rrugë që të lidhej me Albi Nakon. Nëse ju vlen, Klaudia Pepa është Akrep.

Albi Nako dhe Alba Hoxha përfliteshin prej kohësh se ishin të lidhur. Me dhjetëra herë kanë postuar foto nga i njëjti vend, janë fotografuar bashkë në plazh dhe burime të ndryshme kanë konfirmuar se janë gati për hapin e rradhës. Sidoqoftë, në një intervistë të përbashkët te Rudina, ata thanë se janë thjesht kolegë shumë të mirë.