”NGA FAMILJA IME TE JUAJA”/ Ja si i uruan VIP-at shqiptar Krishtlindjet këtë vit (FOTO) – AlpeGossip
”NGA FAMILJA IME TE JUAJA”/ Ja si i uruan VIP-at shqiptar Krishtlindjet këtë vit (FOTO)

”NGA FAMILJA IME TE JUAJA”/ Ja si i uruan VIP-at shqiptar Krishtlindjet këtë vit (FOTO)

Jemi në prag të festave dhe atmosfera e ngrohët ndihet ngado në këto ditë të fundit të vitit. Mbrëmja që lamë pas ishte gjithashtu dhe nata e magjike e Krishtlindjeve. Njerëzit ngado uruan shëndet e lumturi dhe i falën dashuri njëri-tjetrit.

Ditën e sotme, festa ka mbërritur dhe  në rrjetet sociale, VIP-at tanë kanë filluar të shpërnajnë lumturi e pozitivitet me anë të urimeve të tyre të veçanta për këto Krishtlindje. Nëpërmjet postimeve-kartolinë ata kanë përcjellë me mënyrën e tyre urimin për festat.

Më poshtë ne do t’iu tregojmë disa nga personazhet e famshëm që zgjodhqn të urojnë të gjithë ndjekësit e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Manjola Nallbani zgjodhi të urojë Krishlindjet dhe festt e fundvitit me anë të një videoje që duket qartë atmofera e ngrohtë të cilën e shoqëroi me një shkrim dashamirës.

Arilena Ara zgjodhi ti urojë Krishtlindjet me anë të një fotoje ku tepër e lumtur duket krah bredhit të saj të festave.

Julin Deda uroi të gjithë ndjekësit e tij për Krishtlindje me në të një shkrimi në të cilin shprehej: Dita e lindjes se Krishtit, si dite shprese. Sot me shume se kurre. Secili nga ne, ka nevoje njerezore te permiresoje menyren e te jetuarit per vete dhe per familjen e tij. Secili nga ne perpiqet me mish e me shpirt te shkoje drejt qellimit, per te cilin ka ardhur ne kete bote.
E çfare nuk ben njeriu per t’ja arritur ketij qellim, nje mije veprime dhe mosveprime por kryesorja, ajo qe ne bejme gati ne menyre instiktive, ne lutemi. Mund te jemi nja nga popujt e pare ne bote per sasine e lutjeve, qe dergojme atje lart. Lutemi shume, sepse jemi te vuajtur dhe te sinqerte. Lutemi shume por nganjehere besojme pak. E kunderta duhet te ndodh, te lutemi me pak dhe me cilesisht dhe te besojme me shume. Te besojme tek vetja, tek njeri-tjetri dhe mbi te gjitha te besojme ne Zot.
Uroj qe kjo nate Krishtlindje t’ju mbush me shprese, me lumturi dhe me dashuri ju edhe familjet tuaja. Uroj shendet te plote per ju, ne menyre qe te shijoni çdo moment te jetes dhe te jeni krenar per ditet qe jetuat ne kete toke. Pershumvjet! Zoti na bekofte familjet…!

Riselda Sejdia postoi një foto të sajën ulur krah pemës së saj të dekoruar dhe ndau me fansat e saj një mesazh dashamirës.

Bleona Qereti gjithashtu i uroi në të njejtën mënyrë.

Ilda Bejleri dhe Luana vjollca zgjodhën të postonin video dhe foto që përcillnin atmosferë dhe gjithashtu i shoqëruan me shkrime ku uronin ndjekësitur tyre.

Oriola Marashi zgjodhi të postojë një foto nga Kisha ku në sfond duken qirinj të ndezur. Ajo u shpreh: Nga familja ime te juaja. Krishtlindje të bardha qofshin për ju. Gëzuar Krishtlindjet.

Dhe Arbana Osmani zgjodhi ti urojë Krishtlindjet me një foto ku shfaqet së bashku me djalin dhe mbesën e saj teksa gëzojnë nën atmosferën e festave! /AlpeGossip.al

View this post on Instagram

Merry Christmas from us❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on