DUHET TA LEXONI/ Brazilianet dinë një magji që burrat mos t’i tradhtojnë – AlpeGossip
DUHET TA LEXONI/ Brazilianet dinë një magji që burrat mos t’i tradhtojnë

DUHET TA LEXONI/ Brazilianet dinë një magji që burrat mos t’i tradhtojnë

“Për Brazilin, di aq sa di për Macumba-n, magjinë afrikane që praktikohet atje. Teksa po haja mëngjes me një aktore braziliane, më tregoi se gratë atje përdorin një mori magjish për të qetësuar burrat, ku më e forta prej tyre shkakton probleme me ereksionet.

Magjia kërkon që të shkruash emrin e burrit në një copë letër. Më pas, me një gjilpërë a një objekt të mprehtë, hap një vrimë të vogël në kurorën e një veze. Me kujdes, letrën e bërë cilindër e fut brenda vezës.

Veza duhet ruajtur – e mira do të ishte në frigorifer, që të mos mbajë erë – dhe për sa kohë emri i burrit ndodhet brenda vezës, ai s’do të përjetojë kënaqësi as me veten, as me të tjera.

Mikesha ime më tregoi historinë e një gruaje që njihte që praktikoi këtë magji kur i dashuri i saj u nis të jetonte në Francë. Ai do të largohej për thuajse një vit dhe ajo s’i zinte besë mes grave joshëse europiane, prandaj duhet të bënte diçka patjetër.

Ai u largua dhe i shkruante, fliste me video, i dërgonte emaile ditë dhe natë. I thoshte që Europa ishte kaq e mërzitshme në krahasim me jetën e tyre seksuale. I tregonte për punën që po bënte dhe se shumë shpejt, do të kishte mjaftueshëm para që ta merrte dhe atë në Europë.

Herë pas here, ajo e pyeste nëse po bënte qejf dhe ai i përgjigjej, “po, sot shkuam te McDonalds!” Ose “mbrëmë ndjenja në shtëpi dhe pashë një film!” E dashura e tij në Brazil ishte e lumtur, por e kishte harruar tërësisht vezën në frigorifer. Në naivitetin e saj, s’ia atribuoi besnikërinë e të dashurit magjisë, por ndjenjave të forta.

Pas 12 muajsh, asaj i ranë para në duar dhe u nis të vizitonte të dashurin në Paris. Në aeroport, ai e përqafoi dhe e puthi me mijëra herë. Edhe në tren, edhe rrugës për në shtëpi, puthje dhe përqafime. Ngaqë ishte një pasdite e nxehtë korriku, vendosën të qëndronin brenda dhe të shijonin njëri-tjetrin.

Po ajo s’e kuptonte letargjinë e të dashurit të saj. Kishte shumë shpjegime, por vetëm diçka ishte e sigurt; ai nuk bënte dot dashuri me të. Disa ditë e injoruan si fakt, ditë të tjera bënin biseda erotike që nuk kulminonin kurrë. Asgjë nuk funksiononte.

Më në fund, ajo u kujtua për vezën e ngrirë në Sao Paulo, vendosur nën bizeleve dhe peshkut të ngrirë. E ngjeshur aty për më shumë se një vit.

Kështu që telefonoi të motrën, që merrte vesh nga këto punë, dhe i kërkoi të prishte magjinë. Motra e saj shkoi në apartament, nxorri vezën, e la në tavolinë të thahej që të hiqte emrin. Pas pak ditësh, aroma ishte e padurueshme. Arriti të nxjerrë emrin me sukses, e dogji letrën dhe e theu vezën në anë të tualtetit. Lëvozhgat i hodhi dhe i shkarkoi në ujë. Më pas i shkruajti të motrës dhe i tha që porosia u krye.

Në Paris, gruaja lexoi mesazhin e kenaqur. Mbylli telefonin dhe thirri të dashuri. “Fernando,” tha gjithë gëzim. Ai ishte në dush. “Çfarë do?” e pyeti ai.

“Të dua ty,” i kthehet ajo, më në fund e kënaqur që trupi i tij po reagonte ndaj bukurisë së saj.

Mikesha ime braziliane buzëqeshte përballë meje teksa cimbiste tostën me vezë pak të zierë. Mbaruam çajin dhe larguam pjatat. Mezi po pres për ditën e nesërme.”

Përshtatur nga The Irish Times.