“Pse nuk qesh kurrë?”, është kjo pyetja që nuk pret t’ia drejtosh një personazhi, për aq kohë sa ai nuk është Getoar Selimi (apo Victoria Beckham). Nga llogaria e tij në Instagram, tashmë nuk është më sekret që reperi nuk qesh kurrë nëpër foto.
Por, ja që në boomerang-un e fundit Geti i ka kaluar pritshmëritë e rrjetit, duke pozuar i buzëqeshur. Në fakt, postimin e ka bërë Luana, e cila mesa duket është e vetmja që mund t’i ndryshojë ‘rregullat’. “Qesh robi najher’”, ka shkruar Luana, me Marinën dhe Getoarin në krah, ndërsa të tre sëbashku po e shijojnë nisjen e vitit jashtë vendit.
Jo më kot Geti e pranoi në intervistën e fundit në Klanifornia (kur vetë Marina ia përmendi si fakt), se mustaqet nuk e lënë t’i dalë buzëqeshja në pah. Megjithatë, mes të qeshurës dhe stilit karakteristik të mjekrës së Getoarit, fansat me siguri do zgjidhnin këtë të fundit, apo jo?