LOREDANA GJEN SËRISHT DASHURINË/ Çfarë po tregon unaza e re në gisht? – AlpeGossip
LOREDANA GJEN SËRISHT DASHURINË/ Çfarë po tregon unaza e re në gisht?

LOREDANA GJEN SËRISHT DASHURINË/ Çfarë po tregon unaza e re në gisht?

Vetëm pak muaj pas ndarjes nga Mozzik-u, Loredana duket se ka gjetur sërish dashurinë. Prej kohësh, mediat gjermane, zvicerane dhe ato shqiptare kanë shkruar se reperja është në një lidhje me reperin gjerman Bonez MC. Dy të rinjtë madje janë parë shpeshherë bashkë edhe në koncerte.

Duket se Loredana dhe Bonez, këtë fillimvit e kanë çuar në një hap tjetër lidhjen e tyre. Të paktën kështu duket nga postimet e fundit të këngëtares.

Në rrjete sociale është publikuar një video ku Loredana tregon unazën që ka vendosur në gisht dhe përballë saj është Bonez.

Ndërkohë që pak orë më parë, reperja ka postuar edhe një video në Instastory, ku duket se po paralajmëronte diçka duke treguar dorën dhe një unazë emoji. Pas saj, nga makina reperja tregon edhe një herë tjetër gishtin me unazë.

Nuk dihet nëse reperja po vë në lojë miqtë e saj të rrjeteve soaciale, megjithatë duket se ky raport i ri është më serioz nga ç’keni menduar të gjithë.