“MERR TË GJITHA ROLET PREJ BURRIT”/ Gruaja e Hervin Çulit i përgjigjet Olta Gixharit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“MERR TË GJITHA ROLET PREJ BURRIT”/ Gruaja e Hervin Çulit i përgjigjet Olta Gixharit (FOTO+VIDEO)

“MERR TË GJITHA ROLET PREJ BURRIT”/ Gruaja e Hervin Çulit i përgjigjet Olta Gixharit (FOTO+VIDEO)

Ka bërë bujë ditët e fundit deklarata e Olta Gixharit e cila e ftuar në emisionin “Siluetë” shprehu hapur pakënaqësitë që ka me mënyrën e drejtimit të “Teatrit Kombëtar”, duke sulmuar publikisht drejtorin, Hervin Çuli. Olta u shpreh se aktorja e vetme që merr role është gruaja e drejtorit, Adelina Muça.

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi”, u shpreh Olta.

Pas kësaj deklarate, bashkëshortja e Hervin Çulit, Adelina iu kundërpërgjigj Oltës e ftuar sot në “Ditë e re”.

“Më thanë ça ka thënë Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën. Hervin Çuli ka qënë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin. Nuk është problemi im që unë  jam aktore dhe do punojë. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten”, ka deklaruar Adelina Muça.

Adelina shtoi se për shkak të pozicionit drejtor të bashkëshortit asaj i janë hequr disa role. “Mua me hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë. Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz  si Olta ka plot. Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të besh edhe role të vogla”, përfundoi Adelina.