BABA PËR HERË TË PARË/ Ferhati publikon foto me të shoqen dhe vogëlushin – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË/ Ferhati publikon foto me të shoqen dhe vogëlushin

BABA PËR HERË TË PARË/ Ferhati publikon foto me të shoqen dhe vogëlushin

Në muajin Dhjetor aktori i njohur turk nga seriali “Dashuri bardh e zi”, ku luante rolin e Ferhatit, Ibrahim Çelikkol, u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë, të cilin dyshja kishin vendosur ta quanin Ali që në fillimet e pritjes së ëmbël.

Në muajin e 9 të shtatzënisë ai dhe e shoqja publikuan një foto shumë të bukur, ku të gjithë vëmendjen e merrte barku i rrumbullakosur.

Ditën e sotme dyshja kanë realizuar të njëjtën foto, por këtë herë e shoqja mban në duar të voglin Ali. Që nga momenti i lindjes së tij, dyshja nuk kanë preferuar të publikojnë foto me të, duke u munduar ta mbajnë sa më larg vëmendjes së mediave.