“NUK KE SHPIK BOMBËN BËRTHAMORE..”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“NUK KE SHPIK BOMBËN BËRTHAMORE..”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“NUK KE SHPIK BOMBËN BËRTHAMORE..”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

“I Love Tropoja!” do të publikohet në 29 janar, por mesa duket Ermal Mamaqi prej ditësh po shpërndan me ndjekësat e tij pjesë nga filmi. Së fundmi ka postuar një meme dhe sigurisht që është kuptuar se bëhet fjalë për filmin që do të vijë, aq sa njër nga fansat i ka thënë:” Film ke bo se nuk ke shpik bomben berthamore”.

 

Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar një foto ku ndodhet në Itali. E bukur e thjeshtë dhe tërheqëse ajo ka pozuar anës të një ure. Të shumta kanë qenë komentet pozitive, por ka pas dhe komete të tilla:”Shtrig e keqe plus shemtire”.

Nga ana tjetër po presim hitin që do të vijë nga Tayna në bashkëpunim me Mozzik. Ajo ka postuar një foto që është pjesë nga video klipi i këngës. Me një shami në kokë dhe e veshur me të bardha para një makine “G Class” ngjyrë të bardhë po ashtu. Njëri nga komentuesit i ka thënë:” E paske kopju Kiden koke e kembe”.

AlpeGosip.al