“PËR ATË PUNË E MORËM!” Si shtangën të gjithë djemtë e Tropojës pas dekoltesë së Encës (VIDEO) – AlpeGossip
“PËR ATË PUNË E MORËM!” Si shtangën të gjithë djemtë e Tropojës pas dekoltesë së Encës (VIDEO)

“PËR ATË PUNË E MORËM!” Si shtangën të gjithë djemtë e Tropojës pas dekoltesë së Encës (VIDEO)

Enca Haxhia e provoi veten në aktrim në filmin e ri të Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Madje, këngëtarja e njohur është bërë “mollë sherri” mes Ermalit dhe Bes Kallakut pas deklaratës së ketij të fundit se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”.

Por këtë të fundit e pranoi edhe Ermal Mamaqi në një intervistë me Bora Zemanin në emisionin “3shat”, kur tha se stafi shpërqëndrohej nga Enca.

Këngëtarja shfaqej me dekoltenë e saj të hapur dhe të gjithë meshkujt i mbanin sytë pas saj. Madje në një rast që tregoi Ermali, kur ishin mbledhur për xhirime në Tropojë, Enca kishte një rol që duhej të zbrite nga urbani.

Kur zbriti, ashtu me dekolte të hapur, të gjithë djemtë e fshatit nisën të brohorisnin për të dhe kjo e nxehu keq Ermalin, i cili kishte gjithë ato orë në diell duke u përpjekur të xhironte.

Ermali nisi të ulëriste ndërsa dikush nga stafi i tërhoqi vëmendjen: “Kujdes vëllai se jemi në Tropojë këtu!”

“I gjithë stafi u shpërqendrua me Encën, kishte një dekolte shumë të hapur. Ne për atë punë e morëm. Enca kishte një karakter të veçantë dhe të vështirë. Na ka befasuar me profesionalizmin e saj, korrektesën në prova”, u shpreh moderatori.