“KUSH TA BËN KËTË PHOTOSHOP, S’DI HIÇ”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“KUSH TA BËN KËTË PHOTOSHOP, S’DI HIÇ”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“KUSH TA BËN KËTË PHOTOSHOP, S’DI HIÇ”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Aulona Musta dallohet për trupin në super formë e të stërvitur, dhe mënyrën se si e ka arritur këtë rezultat e ndan çdo ditë me ndjekësit e saj në Instagram. Në një nga fotot e fundit ka postuar një foto teksa ndodhet në palestër dhe po bën ushtrime fizike për krahët, dhe ndryshe nga shumë komente motivuese e që e falenderojnë për frymëzimin, ka dhe nga ata që dita ditës moderatorja po shndërrohet në një burrë.” Edhe pak e do behesh alamet mashkulli” i shkruan komentuesi.

Ermal Mamaqi pas suksesit që arriti dhe po vazhdon me premierën “I Love Tropoja”, publikon shpesh fraza në profilin e tij në Instagram. Krahas tyre linte oraret kur jepej filmi, por kësaj here tek ky postim  nuk e ka bërë. “Çudi si se ke shkrujt edhe ketu i love tropoja ne cdo ore…” i komenton njëri prej ndjekësve, i cili mesa duket e ka vënë re me detaje se çfarë shkruante Ermali.

Megi Pojani ka publikuar një foto e veshur si “karamele” dhe ka pozuar e ulur në një kolltuk. Por fansat nuk i besojnë paraqitjes së saj dhe e akuzojnë për fotoshop, madje madje që nuk di as ta përdori. “Kush ta ban kete photoshopin se sdika hic” e “thumbon” fansi.

ALPEgossip.al