LOT GËZIMI/ Elvana Gjata takon fansen e zjarrtë dhe ishte shumë emocionuese – AlpeGossip
LOT GËZIMI/ Elvana Gjata takon fansen e zjarrtë dhe ishte shumë emocionuese

LOT GËZIMI/ Elvana Gjata takon fansen e zjarrtë dhe ishte shumë emocionuese

Këngëtarja Elvana Gjata numëron plot 1.4 milionë fansa në llogarinë e saj në Instagram, të cilët e ndjekin hap pas hapi këngëtaren.

Madje, ka edhe prej tyre që vendosin ta “gjurmojnë” Elvanën live, për të pasur mundësinë për ta takuar, për t’i shprehur admirimin apo për të shkrepur një foto me të.

Diçka të tillë e ka bërë edhe një vajzë e quajtur Gloria, e cila ka pasur “takimin e jetës” me Elvana Gjatën.

Gloria e ka gjetur këngëtaren në prapaskenën e njërit prej koncerteve të saj dhe s’ka përballuar dot emisionet kur e ka parë live.

Ajo e ka takuar Elvanën me lot në sy, ndërsa këngëtarja e ka përqafuar fort dhe ka shkëmbyer edhe një bisedë me mamanë e vajzës.

“Gloria, ti je një vajzë shumë shumë e fortë!”- shkruan Elvana krahas videos së bukur me fansen e saj të zjarrtë, që do t’i mbesë si kujtim për shumë gjatë.