“PSE MË PE?”/ Sherr në klub, Zerka: Na mbajtën në burg se ishim shqiptar – AlpeGossip
“PSE MË PE?”/ Sherr në klub, Zerka: Na mbajtën në burg se ishim shqiptar

“PSE MË PE?”/ Sherr në klub, Zerka: Na mbajtën në burg se ishim shqiptar

Reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Young Zerka ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku tregoi se në kohën kur jetonte në Londër e kanë arrestuar. Zerka tregoi se ndodhi një sherr në club për motive të dobëta.

“Kam qenë në një club. Tani dihet, anglezët janë pak problematik. Janë më shumë provokues sesa ne në këtë pjesën ‘pse më pe’, ‘pse të pash’, se kemi vetëm ne këtë, më beso. Anglezët janë si puna e qenit, kur janë vetëm ulin kokën, kur janë shumë… Dhe shqiptari siç e ka, që sado shumë të jenë, kap direkt pozicionin (tregon grushtet).”

“Sherri filloi se ai po shihte dhe unë po e shihja se sytë për të parë janë. Pastaj filluam, ai u bë me shumë shokë, unë isha me dy shokë. Fituam ne shqiptarët. Por në burg na mbajtën më gjatë ne sesa palën tjetër pikërisht sepse ishim shqiptarë”, u shpreh Zerka.