STRESI DHE KEISI PO MARTOHEN? Zbuloni se si qëndron e vërteta – AlpeGossip
STRESI DHE KEISI PO MARTOHEN? Zbuloni se si qëndron e vërteta

STRESI DHE KEISI PO MARTOHEN? Zbuloni se si qëndron e vërteta

Prej muajsh të tërë në media është folur për ndarjen e bujshme të reperit Stresi me partneren e tij, Keisin.

Pas fejesës, dyshja u nda për arsye që mbetën të paditura për publikun, mirëpo ajo që kuptuam gjatë gjithë kësaj kohe është fakti që Stresi dhe Keisi kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Pak ditë më parë Keisi festoi ditëlindjen e saj dhe nuk mungoi një urim i ngrohtë nga Stresi.

Urimi la të kuptohej se dyshja ishte drejt pajtimit dhe pak ditë pas ditëlindjes u tha se do të martoheshin.

Shkak për aludimet u bë një foto e Keisit, e cila shfaqej në një dyqan nusërie.

“Mendoj se e gjetëm të duhurin”, shkruante bukuroshja në foto.

Kaq mjaftoi që të përhapej lajmi, megjithatë ditën e sotme Keisi ka zbuluar si qëndron e vërteta.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan se po zgjedh fustanin e shoqërueses së nuses, pra Keisi nuk është nusja.

“Tani është radha ime, le të zgjedhim fustanin e shoqërueses së nuses”, shkruan Keisi.

Kujtojmë se Stresi dhe partnerja e tij kishin në plan të martoheshin që pas daljes së reperit nga burgu, por planet dështuan.