SUPER FORMA/ Xhensila Myrtezaj na tregoi trupin nga palestra dhe na fiksoi – AlpeGossip
SUPER FORMA/ Xhensila Myrtezaj na tregoi trupin nga palestra dhe na fiksoi

SUPER FORMA/ Xhensila Myrtezaj na tregoi trupin nga palestra dhe na fiksoi

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se i është përkushtuar tërësisht palestrës për të nxjerrë më të mirën e vetes së saj.

Që prej lindjes së vajzës, këngëtarja ushtrohet vazhdimisht për ta mbajtur trupin në formë dhe duket se ia ka dalë më së miri!

Vetëm pak minuta më parë, Xhensila ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi ka ndarë në InstaStory një video nga palestra.

Ajo tregon trupin e tonifikuar duke na lënë të gjithëve me gojë hapur me format e saj!

Dikush që nuk e njeh do të mendonte se këngëtarja ende s’ka sjellë në jetë asnjë fëmijë, ndërkohë që për pak muaj vogëlushja e saj Ajka bën 2 vjeç.

Xhensila duket e kënaqur me format e saj të palestruara, ndërsa ne shpresojmë të shohim sa më shumë video të tilla të këngëtares nga palestra, të cilat na japin goxha motivim!