Roza Lati priti dy ditë për t’iu përgjigjur akuzave të Keisit, se skeçi i realizuar me dijeninë dhe pjesmarrjen e Stresit, ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen duke ndërhyrë pa të drejtë në jetën private të saj.
Moderatorja shprehet se ideja e skeçit ka qenë në plan që prej tetorit të 2018-s, dhe ka qenë e ideuar nga nëna e saj, artistja e njohur shqiptare Rita Lati. Qëllimi kryesor i këtij skeçi sipas Rozës është “të nxjerrë mirë të dashurin tënd”.
Roza shton gjithashtu se nuk e priste të gjithë këtë vrer nga “zonjusha që ka edukatë familjare dhe rri me telefon në dorë”.
Roza e quan Stresin “shok, vëlla, artist”, dhe shprehet se ai ka qenë dakord për të realizuar një skeç të tillë humoristik.
Reagimi aspak i përmbajtur i Rozës, vjen pas atij të Keisit, e cila pasi e ndoqi skeçin tha se gjithçka ishte një tallje publike e moderatores, së cilës “i janë tharë idetë”.
Keisi tha se nuk duhet të tallesh ose të bësh humor me vuajtjet e të tjerëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për jetën e saj private.
Keisi nuk ka reaguar ende pas këtyre postimeve dhe me siguri do t’i duhet pak kohë deri sa t’i lexojë një për një të gjitha fjalët e moderatores.