Sara apo Lori, kush do ta bëjë dasmën madhështore në Komo këtë vit? – AlpeGossip
Sara apo Lori, kush do ta bëjë dasmën madhështore në Komo këtë vit?

Sara apo Lori, kush do ta bëjë dasmën madhështore në Komo këtë vit?

Mediat kanë shkruar se Lori Hoxha do të kurorëzojë lidhjen disa vjeçare me të dashurin e saj, Visi Bajraktarin këtë vit, në fund të korrikut. Gazeta Dita shkruan se aksionerja e Top Medias do të organizojë një dasmë madhështore që do të zgjasë thuajse një javë në liqenin Komo në rajonin e Lombardisë në Itali, ku do të jenë të ftuar edhe emra të njohur.

 Megjithatë ne nuk na duket fort i besueshëm si lajm. Kjo jo vetëm për faktin se Lori u bë ca kohë që nuk publikon më foto me të dashurin e saj dhe nuk ndiqen në Instagram, ndonëse e dimë që vazhdojnë të jenë bashkë

Ndërsa Sara, mamaja e Londonit, është treguar shumë e hapur për marrëdhënien e saj me Ledion Liçon. Të dy kanë qenë në syrin e publikut prej fillimit, moderatori i Top Channel e ka propozuar për martesë në 1 janar të 2016-ës dhe Sara e sfiduar tek ‘Shiko kush Luan’ tha se martesa e shumëpritur do të ndodhë në 2018-tën.

Pra me gjasë dasma në Komo do të ndodhë, por protagonistët e vërtetë do të jenë Sara, Ledioni dhe Londoni.

Liqeni i Komos është destinacioni i preferuar për shumë çifte të dashuruarish. Armina dhe Shkëlzeni e kanë si hajmalinë e dashurisë së tyre, Besi dhe Xhensila realizuan atje setin fotografik të dasmës, John Legend dhe Chrissy Teigen janë martuar në Como dhe po ashtu George Clooney me Amal-in. Në këtë rast, Sara dhe Ledioni po vazhdojnë një traditë. Dhe me këtë pamje fantastike, e sigurt që do të jetë një ceremoni si në përralla.