‘Vetëm ai më mbrojti’, Lori Hoxha zbulon si nisi historia e dashurisë me Vis Bajraktarin – AlpeGossip
‘Vetëm ai më mbrojti’, Lori Hoxha zbulon si nisi historia e dashurisë me Vis Bajraktarin

‘Vetëm ai më mbrojti’, Lori Hoxha zbulon si nisi historia e dashurisë me Vis Bajraktarin

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha gjithnjë ka qenë e rezervuar sa i përket lidhjes së saj me Vi Bajraktarin.
Por gjatë ditës së sotme në një intervistë në emisionin radiofonik ‘You & Me’ Lori ka shuar kureshtjen e të gjithëve duke treguar se si është njohur për herë të parë me Visin.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time. Po për të nuk dua të flas, sepse dua të ecë vetë, më mjafton babi”,- ka treguar Lori.