KORONAVIRUSI/ Valeri në vijën e parë të luftës: E vështirë për mua si drejtor, kujdesem për 12 mijë banorë (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Valeri në vijën e parë të luftës: E vështirë për mua si drejtor, kujdesem për 12 mijë banorë (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Valeri në vijën e parë të luftës: E vështirë për mua si drejtor, kujdesem për 12 mijë banorë (FOTO)

Valer Kolnikaj, showmani shumë i komentuar i showbizit, i është rikthyer punës si mjek në postin e drejtorit të një qendre spitalore në vendlindjen e tij, Malësi të Madhe. Në një intervistë për “Panorama plus”, Valeri tregon se është në vijën e parë të ‘luftës’, duke u ofruar ndihmë mjekësore 12 mijë banorëve në zonën e tij.

“Më besoni që është situatë shumë e vështirë për çdo drejtor të mundshëm, që i duhet ta dërgojë kolegun, infermierin në një shërbim duke e ditur që rrezikon! Kur më ka marrë në telefon ndonjë pacient për të më kërkuar infermierin për t’i dhënë një shërbim, kam qenë më i predispozuar të shkoj dhe unë, sepse më vriste ndërgjegja. Mjekët dhe infermierët janë të parët në vatrën e rrezikut. Thuhet vijë e pare për ata që punojnë te Infektivi, por në të vërtetë nuk ka vijë të parë. Mjekët dhe infermierët kudo rrezikojnë më shumë në terrene, ku nuk di nga të vjen më përpara infektimi .

Ne jemi kryesisht staf të rinjsh, dhe kolegët që janë pak në moshë, apo me diagnoza i kemi lënë më pak në ekspozim, jemi munduar t’i mbrojmë disi. Përveç pjesës që ne rrezikojmë në maksimum veten për t’u kujdesur për të tjerët, është e dhimbshme kur e mendon se çfare taksirati kanë familjarët tanë të rrezikojnë, e kjo dhemb shumë. Pastaj pjesa më e dhimbshme për ne është momenti, kur këshillat tona e mundi ynë neglizhohen, pra tendenca për të gënjyer nga ana e pacientit . Kjo na vret më shumë se Koronavirusi!

Si mjek ju them ta njëqindfishoni dozën e kujdesit nga ajo çfare fola deri tani dhe ajo ëfare ju është këshilluar nga të gjithë e kudo, që të na ndihmoni dhe ne t’ju ndihmojmë . Shprehja: Dora e Zotit dhe dora e mjekut, ka kuptim më shumë se kurrë në situata si këto, që e them me bindje: Do ta kalojmë!

Këtë periudhë e kam harruar djalin show! (Qesh) Kjo pasi gjithë dita më shkon sa duke u kujdesur për rreth 12 mijë banorët e stafin që drejtoj, sa te puna me të burgosurit e stafin aty pasi jam doktori përgjegjës për sektorin e shëndetësisë. Në familjen time fatmirësisht kam prindërit e nusen që kujdesen për dy djemtë çamarrokë , se unë shumë pak kohë kam patur në dispozicion t’u përkushtohem atyre . Kjo pjesë u ndodh si e zakonshme atyre që punojnë si mjekë apo infermierë.

Fatmirësisht jetojmë në fshat ku ajri, uji e ushqimet janë më fantastiket e mundshme,.Shtëpinë e kemi me një truall të madh me shumë oborr, kopësht mbrapa të punuar, dhe këtu karantinimi nuk është pjesë aspak shqetësuese. Por unë them që kudo të jemi karantinimin mos ta shohim si problem, përkundrazi duhet parë e vlerësuar si moment me rëndësi ku familja është mbi gjithçka. Do të doja që dhe unë të isha së bashku me ata i karantinuar por ja që detyra më thërret, njerëzit kanë nevojë dhe t’u shkoj në ndihmë është më e pakta që mundem të bëj!”