“KE KËRKESA”/ Rudina Dembacaj ngacmon ish-bashkëshortin me pyetjen e ndjekëses në rrjet (FOTO) – AlpeGossip
“KE KËRKESA”/ Rudina Dembacaj ngacmon ish-bashkëshortin me pyetjen e ndjekëses në rrjet (FOTO)

“KE KËRKESA”/ Rudina Dembacaj ngacmon ish-bashkëshortin me pyetjen e ndjekëses në rrjet (FOTO)

Divorci mes Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshortit jo vetëm që ka qenë ndër më paqësorët, por është shoqëruar edhe nga një marrëdhënie tejet miqësore nga palët. Ajo që e lidh më shumë Rudinën me Alexin është Viktoria, së cilës nuk i mungon në asnjë çast dashuria dhe kujdesi i të dy prindërve. Ndër disa prej pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit në rrjet, njëra prej tyre e ka ngacmuar Dembacaj me humor, duke i shkruajtur: “Nëse nëpër ëndrra martohem me Aleksin, do pranosh të vish në dasmën tonë?”

Me sportivitetin që e karakterizon, aktorja i është përgjigjur: “Patjetër, bashkë me Vikin do kërcejmë.” Madje, ajo ia ka adresuar postimin ish-bashkëshortit, duke i shkruar: “Ke kërkesa!” Nuk është hera e parë kjo, që Rudina ka vënë në dukje se Aleksi është “çun beqar”, duke provuar edhe një herë se raporti me të atin e Vikit është ndër më unikët.